Celina dëshiron shiritin e kapitenit te Kosova
Sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina ka folur për web sajtin zyrtar të FIFA-s.
Ai ka folur rreth debutimit të tij me Kosovën, synimeve te Kosova dhe gjithashtu edhe me Manchester Cityn.
“Ishte një krenari të debutoja me Kosovën. Të luaja për Kosovën ishte e madhe si për mua ashtu edhe për shtetin tim. Jam i lumtur që po marrim pjesë në kompeticionet e mëdha” u shpreh Celina për FIFA.Com, transmeton Sportali.net
“Të jem kapiten i Kosovës? Është një ëndërr të cilën ende e kam. Ky është objektivi primar i imi. Jam i lumtur me lojtarët që luajnë te Kosova, dhe pse jo një ditë të marrim pjesë në Kampionatin Botëror” shtoi sulmuesi kosovar.
“Mendoj se të gjithë janë të lumtur. Të gjithë fansat e duan më të mirën nga ne” vazhdoi ai.
“Ndeshja me Ishujt Faroe ishte diçka e pabesueshme. Ishte fenomenale sepse fituam, por jo shumë mirë për mua pasi u ndëshkova me karton të kuq.”
“Të gjithë e dimë së nëpër çka ka kaluar ky vend. Çfarë kanë përjetuar familjet tona. Do mundohemi të bëjmë gjithçka. Kjo është nga zemra”
“Ky nuk është pasioni vetëm për futboll por për gjithçka. Jam krenar ta përfaqësojë Kosovën” përfundoi Bersant Celina. /Sportali.net


