Ja ku do t’i zhvillojë stërvitjet përfaqësuesja e Kosovës
Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq nuk do të jetë shtëpia e Përfaqësueses së Kosovës për përgatitjet para ndeshjes me Kroacinë, që luhet më 6 tetor.
Kosova për herë të parë do të stërvitet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
“Po, do të stërvitemi në stadiumin e Feronikelit. Të hënën në ora 15:00, kemi një stërvitje, kurse të martën në ora 10:00”, tha përzgjedhësi Albert Bunjaku për Gazetën Olle.
Një stërvitje para ndeshjes, Kosova do ta ketë edhe në stadiumin “Loro Boriqi” të mërkurën.
Të gjitha stërvitjet janë të hapura për media dhe tifozë.


