United Hospital

Kadriu: Problemet e luginasve duhet të zgjidhen nga niveli qendror

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komuna e Gjilanit dhe çdo komunë në vend nuk ka forcë për të bërë ndryshime në zgjidhjen përfundimtare të problemeve të luginasve. Këto probleme janë probleme republikane siç është mos pajisja me shtetësi, integrimi në sistemin arsimor e civil ku të gjitha këto gjera nisin nga ndryshimet në nivel qendror, e që niveli qendror nuk po merret fare me këtë punë që nga pas lufta shprehet Kushtrim Kadriu nga lëvizja “Vatra”.

“Unë duke qenë kryesues i komitetit ndërkufitar jam munduar dhe mundohem çdo dit të luaj rolin e ndërlidhjes në mes të komunave në Kosovën Lindore dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky komitet është një nga komitetet më aktive ku ka bërë shumë iniciativa e shumë debate e vizita të llojit të ndërlidhjes në mes të institucioneve të Gjilanit dhe atyre të Kosovës Lindore” tha Kadriu, raporton rajonipress.

Kadriu tha se kemi arritur të bëjmë vizita e të jemi urë lidhëse për të aranzhuar vizita në Kosovën Lindore të deputetëve, zv-ministra e shumë personalitete nga Republika e Kosovës. “Së fundi zyra për Preshevë, Vatra, komiteti për Bashkëpunim, zyrtarët ligjor të komunës së Gjilanit, të gjithë së bashku kemi bërë një dokument propozues dhe e kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës nga i cili presim proceduarat për fillimin e ndryshimit të ligjit diskriminues për shtetësi”.

UBT

“Është momenti i fundit të zgjidhet kjo problematikë, sepse qytetarët janë lodhur e kemi besa edhe kërkesa nga shoqata e qytetarë që duan të shprehin këtë pakënaqësi edhe me protesta, të cilat gjerë më tani kemi kërkuar nga ata që ta ruajnë durimin e qetësinë, por nëse nuk bëhen lehtësira ne si lëvizje Vatra dhe unë si kryetar i saj do të jem pranë qytetarëve të mi” u shpreh Kadriu.

Kurse duke folur për konferencën rajonale, ndërkufitare Kadriu tha se çdo takim i tillë e çdo ide e bashkëpunimit ndërkufitarë janë në të mirë të qytetarëve që jetojnë në këtë mikro-regjion. “Shpresoj të vazhdoi kjo iniciativë edhe me grupet punuese dhe të bëhet diçka konkrete e të mos mbesin gjëra pa veprim praktik. Nevojitet angazhim i ekspertëve Europian në jetësimin e këtij mikro-regjioni, pasi që është një regjion me probleme politike ku duhet ndihma ndërkombëtare në krijimin, forcimin e këtyre urave miqësore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.