Ankohen serbët, nuk kemi të holla të paguajmë për njerëzit e vdekur
Kamenicë – Kryesuesi i këtij komiteti Zhivojin Miliq, shprehu shqetësimin e qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilët nuk e kanë bërë regjistrimin e familjarëve të vdekur që nga viti 2000 e këndej, e që për regjistrimin e vonuar duhet të paguajnë 100 euro gjobë. Ai, tha se vlera e dënimit është e lartë, dhe e arsyetoi se komuniteti serb nuk kishte pasur njohuri për pasojat, varfëria e madhe ekziston në mesin e tyre, si dhe disa komuna nuk aplikohet ky lloj dënimi. Si në Komunën e Ranillugut edhe në atë të Artanës.
Komiteti për Komunitete e mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë shumica e anëtarëve të këtij komiteti dhe përfaqësuesit e regjional të OSBE-së. Komiteti e shqyrtoi kërkesën e një lagje të Roganës, që të shtrohet me zhavorr rruga në gjatësi afro 800 metra, në të cilën që nga viti 2011 nuk është intervenuar në mirëmbajtje.
Kërkesën e elaboroi anëtari i këtij komiteti i cili ishte nga ky fshat nga ky fshat, këshilltari komunal Satmifer Kryeziu. Kërkesa e tillë u mbështet nga të gjithë të pranishmit. M. Filiq, tha se më vjen mirë që edhe një kërkesë nga komuniteti shqiptar i është dorëzuar këtij komiteti.
Ndërsa, Negovan Ristiq, e shtroi çështjen e mungesës ndriçimit publik në rrugën “Nikola Tesla“ e cila qe njëzet ditë ka mbetur pa ndriçim publik, pastaj u përmenden edhe disa rrugica në pjesë të ndryshme të qytetit. Ky problem do të diskutohet në mbledhjen Kuvendit Komunal, ku do të jetë i pranishëm drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Kryesuesi i këtij komiteti Zhivojin Miliq, shprehu shqetësimin e qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilët nuk e kanë bërë regjistrimin e familjarëve të vdekur që nga viti 2000 e këndej, e që për regjistrimin e vonuar duhet të paguajnë 100 euro gjobë.
Ai, tha se vlera e dënimit është e lartë, dhe e arsyetoi se komuniteti serb nuk kishte pasur njohuri për pasojat, varfëria e madhe ekziston në mesin e tyre, si dhe disa komuna nuk aplikohet ky lloj dënimi. Si në Komunën e Ranillugut edhe në atë të Artanës.
Satmifer Kryeziu, në diskutimin e tij e ka potencuar se ajo çështje është e rregulluar me udhëzim administrativ dhe me rregullore komunale./rajonipress/


