Eko Higjiena

Agushi: Kërkesa e “Handikosit” për largimin e barrierave, është plotësisht e arsyeshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Shërbime Publike (KSHP) i ka dhënë mbështetje kërkesës së shoqatës “Handikos” në Gjilan, për largimin e barrierave nga rrugët dhe trotuaret e qytetit, si nevojë e domosdoshme për të lehtësuar lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar. Isa Agushi, kryesues i Komitetit për Shërbime Publike, ka thënë se kërkesa e shoqatës “Handikos” është edhe e arsyeshme, edhe e ligjshme. “Të gjitha barrierat duhet të largohen nga rrugët dhe trotuaret, në mënyrë që kjo kategori e njerëzve që përdorë karroca, të ketë mundësi të lëviz lirshëm”, ka thënë Agushi, duke shtuar se shqetësimi i tyre është real.

Largimi i barrierave lehtëson lëvizjen jo vetëm për anëtarët e shoqatës “Handikos”, por edhe për nënat me fëmijë të vegjël, të cilat përdorin karroca si dhe për pleq, ka thënë Agushi.

Komiteti i ka dhënë përkrahje të plotë kësaj kërkese dhe i ka rekomanduar Drejtorisë së Shërbimeve Publike që të ndërmarrë masat e duhura për zgjidhjen e këtij problemi, të cilën e kanë adresuar personat me aftësi të kufizuar, përmes shoqatës ‘Handikos”.

Ilir Tahiri (PDK) ka thënë se krijimi i kushteve për lëvizjen e kësaj kategorie të njerëzve, nuk është çështje humanizmi, por është obligim ligjor.

ARKATANA

Ramadan Ajvazi (LDK), tha se disa pengesa janë eliminuar më herët dhe u shpreh optimist se drejtoria përkatëse, pas këtij rekomandimi, do të reagojë për t`i zgjidhur edhe problemet tjera.

Burhan Selmani (PDK) ka sugjeruar që drejtoria të bashkëpunojë me shoqatën “Handikos”, për t`i identifikuar më mirë pikat ku ata kanë nevojë për eliminimin e barrierave në rrugë dhe trotuare.

Kërkesës së “Handikosit” i kanë dhënë përkrahje edhe Mizafere Ismajli (LDK), Krenare Latifi (VV), Hamid Azemi (AAK)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.