ARKATANA

Veseli debuton ndaj kampionit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Federik Veseli është gati për Empolin dhe po pret debutimin e tij.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i grumbulluar javën e kaluar ndaj Lazios, mirëpo nuk u aktivizua.

E tani ai është i gatshëm për të luajtur në takimin që Empoli do ta zhvilloi përballë kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusin.

FIDANISHTJA

Ai ka deklaruar se është ndeshje e vështirë mirëpo duhet ta bëjnë lojën e tyre përballë ‘Zonjës së Vjetër’.

“Ne duhet të bëjmë lojën tonë, të luajmë ashtu siç dimë, të mos humbim përqendrimin dhe të mendojmë për veten”.

“Duhet të kemi besim në aftësitë tona, luajmë në një mënyrë të veçantë pasi kështu mund të japim maksimumin dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë edhe në vijim. Juventusi është shumë i fortë, e dimë, por ne nuk duhet të mendojmë për ata, por vetëm për veten”, tha Veaseli. /Telegrafi/