Drita organizon spektakël për derbin e 21-të
Gjilan – Derbi i parë pas pranimit të futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA për nikoqirin e derbit të 21-të, ka bërë që Drita të jetë shumë e përgatitur për tu zhvilluar ky derbi.
Futbollistët e Dritës nën udhëheqjen e trajnerit boshnjak i cili para 5 ditësh ka marrë timonin e “bardh e kaltërve” ka shtuar stërvitjet që të jenë sa më të përgatitur për këtë spektakël futbollistik jo vetëm të qytetit të Gjilanit por atij të futbollit të Kosovës.
Radhët e “bardh e kaltërve” të Dritës edhe pse nuk startuan siç është më së miri në Vala Superligën e Kosovës kërkojnë që pikërisht t`ju kthehen rezultateve pozitive ndaj rivalit lokal Gjilanit.
Zëdhënësi për media nga radhët e Dritës, Gent Murseli ka bërë të ditur se në taborin e Dritës gjithçka është në rregull.
“Po përgatitemi ashtu siç i ka hije një klubi për këtë derbi kësaj radhe jemi nikoqirë të derbit dhe kemi marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë në frymën sportive, për klubin tonë është edhe një motiv shtesë pasi për herë të parë po takohemi me rivalin e qytetit pas pranimit të futbollit Kosovar në asociacionet ndërkombëtare”.
Murseli ka theksuar se nuk ka vend për lëshime nga ana e klubit të Dritës.
“Kemi organizuar të gjitha strukturat në klub që gjithçka të jetë në suazat e një derbi të madh çfarë i ka hije futbollit Evropain është një rast i mirë që shumë klube të marrin mësime nga ne se si duhet organizuar një ndeshje në mënyrë profesionale”.
Zëdhënësi i Dritës, Gent Murseli ka theksuar se tifozët e Dritës “Intelektualët” do të jenë kaptinë në vete.
“Tifozët më të mirë në trojet shqiptare padyshim janë “Intelektualët” ata e kanë dëshmuar për shumë herë këtë epitet, ata kanë për të përgatitur spektakël në tribuna ndërsa përkrahja e tyre është një motiv shtesë për futbollistët tanë për rezultat pozitiv”
Murseli lidhur për epilogun e derbit të 21-të shprehet,” Do të mundohemi të zhvillojmë lojë të hapur në derbi asnjëherë nuk ka favorit andaj shpresojë se gjërat do të shkojnë në favor të Dritës, por një gjë është më se e vërtet derbi është një festë e veçantë për të gjithë dashamirët e futbollit të qytetit të Gjilanit dhe në tërë Kosovën e më gjerë”.
Dita e premte për shumë dashamir të futbollit do të jetë një ditë me emocione të veçanta si ato të gëzimit por edhe të hidhërimit, por mbi të gjitha le të fiton futbolli për atë arsye është sporti numër një në botë./sylejman ismajli/ rajonipress/

