Komuna e Kllokotit së shpejti me strategji për vlerësimin e rrezikut në nivel lokal
Gjilan – Komuna e Kllokotit në bashkëpunim me UNDP kanë siguruar fonde për hartimin e Strategjisë komunale për vlerësimin e rrezikut, dhe ka themeluar grupin i cili do të punojë në këtë dokument.
Zyrtarët komunal u zotuan se brenda një afati shumë të shpejtë kohor, do të hartohet ky dokument i cili është i shumë i rëndësishëm për Komunën dhe qytetarët e saj.
“Ky është një obligim që del nga Ligji për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Çdo komunë është e obliguar ta hartoj dhe miratoj në Kuvendin komunal këtë dokument. Para se gjithash është një Strategji e domosdoshme e aq më shumë për Komunën e Kllokotit e cila konsiderohet me rrezik potencial nga fatkeqësitë natyrore, duke pasur parasysh pozitën gjeografike që ka” tha Hidajet Ahmeti, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve Publike.
Deri në përfundim të kësaj Strategjia, UNDP do ta përkrah Komunën e Kllokotit në hartimin e kësaj strategjia, njëkohësisht do të organizojë punëtori, të cilat do t’ju ndihmojnë zyrtarëve komunal që të paraqesin gjenden reale dhe konkrete të kësaj komune./rajonipress/


