ARKATANA

Haziri: Problemet e mikro-regjionit tonë duhet t’i zgjidhim në frymën europiane

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me ide e rekomandime tejet të rëndësishme, ka përfunduar sot konferenca e kryetarëve të Komunave për Bashkëpunim Rajonal Europian, në të cilën morën pjesë 17 komuna të mikro-regjionit europian nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Bullgaria, e cila është organizuar nga kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Pos Gjilanit, në këtë konferencë kanë marrë pjesë kryetarët dhe përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës, Vitisë, Parteshit, Ranillugut, Novobërdës, Preshevës, Krival Palankës (Maqedoni), Kumanovës (Maqedoni), Likovës (Maqedoni), Rankovcit (Maqedoni), Cucer Sandevo (Maqedoni), Staro Negoricane/Klecovc (Maqedoni), Kystendil (Bullgari) dhe kryetari i Bosilegrad (Serbi).

Kryetarët e komunave përkatëse kanë falënderuar kryetarin Haziri për këtë organizim, ndërsa u theksua fakti që këto konferenca janë të fuqishme dhe me mundësi më të mëdha edhe në raport të thithjes së investimeve dhe projekteve të interesit të përbashkët ndërkomunal dhe ndërshtetëror.

Po ashtu, pjesëmarrësit e kësaj konference thanë se gjenerata e tanishme tashmë e ka kuptuar që duhet dhe është domosdoshmëri e bashkëpunimit për të shënuar prosperim dhe lëvizje të proceseve për jetën më të mirë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor dhe me mbështetje të njëra-tjetrës.

Gjatë kësaj konference u potencua se takimet e përbashkëta janë një gjetje ideale për të qenë një zë i fuqishëm në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që zhvillimi dhe investimet të drejtohen në këtë regjion të Ballkanit Perëndimor.

FIDANISHTJA

Kryetarët e Komunave të mikro regjionit europian, kanë kërkuar nga MAPL dhe të gjitha ministritë e linjës në Kosovë, Maqedoni, Serbi, e Buullgari, që tani duhet të kenë një qëndrim tjetër dhe më pozitiv për komunat e këtij mikro-regjioni, duke thënë se ky është një trup i fuqishëm i bashkuar, u cili prekë katër shtete.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se përmes takimeve të përbashkëta, 17 komunat e këtij mikro-regjioni bëhen shembull i bashkëpunimit, pa dallime partiake, etnike, gjuhësore.

“Le të merret dita e sotme jo vetëm si rikthim i GJKPT-së, por që të jemi shembulli më i mirë i bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor. Telashet që i kemi në aspiratën dhe rrugën tonë, na çojnë në qëllimin që edhe ne si të zgjedhur lokal ta japim kontributin tonë, të bëhemi shembull i mire i bashkëpunimit, pa dallim partiak, etnik, gjuhësor dhe në interes të komunitetit, të njerëzve dhe në frymën europiane t’i zgjedhim problemet në komunat tona, që jemi afro 700 mijë banorë së bashku”, ka thënë Haziri.

“Unë llogaris që ky bashkëpunim neve na afron edhe më shumë në çdo aspekt dhe në të ardhmen do të bëjmë vizita të ndërsjella, në mënyrë që të bëjmë shkëmbime, ndërhyrje të vogla e të shpejta për të zgjidhur problemet e përbashkëta në mënyrë që vërtetë t’i japim gjak procesit të bashkëpunimit. Kërkoj na qeveria dhe shoqëria civile që të na japin mbështetje në këtë proces të GJKPT-së. Për fund dua të them me bindje të plotë që është e pamundshme që të ndalet ky sukses i mikroregjionit tonë”, ka theksuar në fund të kësaj konference kryetari i Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.