Duke manovruar me bager dëmton instalimet publike
Kamenicë – Në Hogosht të Kamenicës i dyshuari shqiptar gjersa ishte duke gërmuar me bager për tё vendosur gypat e ujit, nga pakujdesia duke manovruar me bager kishte goditur telat e rrymës elektrike duke i dëmtuar ata, tё cilët pas lidhjes sё shkurt kishin rёnë nё rrugë.
Lëndime nё njerëz nuk ka pasur. Ekipi i KEDS-it kishte dalur nё vendin e ngjarjes dhe ka rregulluar instalimin. Policia e Kosovës ka dal ne vendin e ngjarjes është intervistuar i dyshimti dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


