Matoshi: Gropat e zhavorrit të shkaktuara nga eksploatuesit rrezik serioz për qytetarët
Kamenicë – Ai tha se shumë vende në komunën tonë janë identifikuar këto pika të rrezikshme nga policia dhe inspeksioni komunal dhe janë shënuar me shirit. Por, rreziku më i madh është shtrati i lumit në Desivojcës dhe Laqiq. U kërkua nga eksploatuesit e zhavorrit që t`i mbulojnë ato hendeqe dhe të eliminojnë rrezikun, si edhe një angazhim i Ministrisë së Ambientit dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale të zgjidhet ky problem, duke dhënë kontribut edhe komuna sipas mundësi dhe kompetencave që i takojnë.
Mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e udhëhoqi nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi, ndërsa të pranishëm ishin shumica e anëtarëve të këtij këshilli.
Matoshi në pika të shkurta i njoftoi të pranishmit për të gjitha aktivitet e komunës që po zhvillohen për momentin, pastaj për përgatitjet e komunës për organizimin e zgjedhjeve për këshillat lokale, të cilat po organizohen në bashkëpunim me DEMOS-in, rrezikun prej gropave të shkaktuara nga eksploatuesit e zhavorrit të cila janë rrezik i përhershëm për jetën e qytetarëve dhe shtazëve.
Ai tha se shumë vende në komunën tonë janë identifikuar këto pika të rrezikshme nga policia dhe inspeksioni komunal dhe janë shënuar me shirit. Por, rreziku më i madh është shtrati i lumit në Desivojcës dhe Laqiq. U kërkua nga eksploatuesit e zhavorrit që t`i mbulojnë ato hendeqe dhe të eliminojnë rrezikun, si edhe një angazhim i Ministrisë së Ambientit dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale të zgjidhet ky problem, duke dhënë kontribut edhe komuna sipas mundësi dhe kompetencave që i takojnë.
Po ashtu u bisedua edhe për çështjen e vjedhjes disa veturave të qytetarëve të minoritetit serb, të cilat raste janë duke u hetuar nga policia. Komandanti i stacionit të policës ka kërkuar bashkëpunim me minoritetet sepse nuk ka mundësi në fshat të vidhet vetura edhe askush mos të vërej as gjë. /rajonipress/


