Kjo është paga e re e Hysajt te Napoli dhe superklauzola e tij
Elseid Hysaj edhe zyrtarisht e ka renovuar kontratën me Napolin. Mbrojtësi shqiptar do të jetë futbollist i Napolit edhe për pesë vitet e ardhshme.
22 vjeçari do të përfitojë 2.3 milionën euro në vit te skuadra italiane. Skuadrat që e duan Hysajn në merkato duhet të paguajnë klauzolën e tij e cila tani është plot 50 milionë euro.
Hysaj i kishte kushtuar Napolit 5 milionë euro transferimi nga skuadra e Empolit në vitin 2009./Indeksonline/


