Uji Dea

Diskutohet roli i shoqërisë civile në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të diskutohet roli i organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e implementimit të Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së) 2016 ne nivel lokal, përgjegjësit dhe obligimet autoriteti lokal që ndërlidhën me Integrimet Evropiane si dhe koordinimin e tyre dhe zyrtareve komunal për Integrime Evropiane.

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të administratave lokale për t’u ofruar shërbime qytetarëve në mënyrë efektive dhe të barabartë lidhur me proceset e integrimeve evropiane” të financuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe të zbatuar nga OJQ Network of Peace Movement – NOPM/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore – RRLP ka organizuar punëtori me qëllim të njoftimit mbi rolin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në monitorimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE-së) procedurat që ndërlidhën me Integrimet Evropiane, si dhe koordinimin e tyre dhe Zyrtarëve për Integrime Evropiane (ZIE).

Në punëtori kanë marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm duke filluar nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët e integrimeve evropiane, zyrtarë komunal dhe përfaqësues të mediave lokale nga komuna e Kamenicës dhe Novobërdës.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të diskutohet roli i organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e implementimit të Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së) 2016 ne nivel lokal, përgjegjësit dhe obligimet autoriteti lokal që ndërlidhën me Integrimet Evropiane si dhe koordinimin e tyre dhe zyrtareve komunal për Integrime Evropiane.

Fillimisht, të pranishmit u njoftuan me qëllimin e aktivitetit, më gjerësisht mbi procesin e integrimeve Evropiane, veçanërisht me rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimeve Evropiane si dhe rreth monitorimit të zbatimit të PVPE-së, përmes disa prezantimeve në ‘PoëerPoint’.

ARKATANA

Diskutimi kryesisht u fokusua në rolin e shoqërisë civile karshi Planit të veprimit të partneritetit evropian dhe mënyrës se si mund të ndikoj në proceset e integrimit evropian.

Gjithashtu, u përmendën edhe objektivat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria civile, po ashtu edhe zyra për integrime evropiane nëpër komuna.

Ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen organizata e shoqërisë civile dhe zyrtarët komunal për Integrime Evropiane janë:
* Mungesa e bashkëpunimit në mes të OSHQ-ve dhe ZIE në nivel komunal;
* Mungesa e bashkëpunimit të mediave lokale me institucionet lokale në përgjithësi;
* Mungesa e Zyrës për investime kapitale në komunë;

Rekomandimet që dolën nga kjo punëtori janë si vijimi:
* Angazhimi apo kontraktimi i OSHC-ve nga ana e komunave për kryerjen e shërbimeve të ndryshme;
* Krijimi i një qendre apo pike kyçe për komunikim të ndërsjellët;
* Rrjetëzimi i OSHC-ve sipas profileve dhe fushë veprimtarisë së tyre;
* Hartimi i planit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, planit për menaxhimin e mbeturinave komunale, dhe krijimin e hapësirave të hapura publike për persona me nevoja të veçanta;
* Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve përmes trajnimeve të ndryshme, mbi njohurit më të mira të institucioneve të BE-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.