Trajnohen zyrtarët komunal për kornizën e përbashkët të Vetë – Vlerësimit
Kamenicë – Instituti i Kosovës për Administratë Publike në bashkëpunim me UNDP- në si financuese e trajnimit dhe së bashku me Komunën e Kamenicës ka organizuar trajnim për Drejtorët, përgjegjësit dhe zyrtarët komunal me modulin e trajnimit dy ditor “Korniza e Përbashkët e Vetë-vlerësimit”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve, ofrimi i njohurive të pjesëmarrësve për përdorimin e teknikave për menaxhimin e cilësisë për te përmirësuar performancën në organizatat ku ata punojnë.
Zyrtarët komunal morën njohuri për qëllimet kryesore që ka kjo kornizë e që janë, ofrimi i njohurive për mënyrën progresive të përdorimit dhe të kuptuarit e vet-vlerësimit, nga momentalja “Planifiko-beje” sekuencë e aktiviteteve në një cikël “Planifiko-beje-kontrolloje-vepro (PDCA)”, të lehtësoj vet-vlerësimin e organizatave publike në mënyrë që të fitojnë një diagnozë dhe veprime përmirësuese, si dhe të shërbej si një urë në mes të modeleve të ndryshme të përdorura në menaxhimin e cilësisë.
Pas përfundimit të trajnimit IKAP do të shpërndaj certifikatat për pjesëmarrësit e këtij trajnimi./rajonipress/

