ARKATANA

Luginasit janë lodhur, duan identitet në Kosovë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – 16 vite pas luftës, mijëra qytetarë pa dokumente në Republikës e Kosovës. Qeveria e republikës së Kosovës, veçanërisht “Ministria e Punëve të Brendshme”, vazhdon të diskriminon Shqiptarët e ardhur nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja thotë Fikri Mehmeti zëdhënës i Lëvizjes “Vatra”.

Fikri Mehmeti thotë se politika Kosovare ka gojën plot premtime, patriotizëm e proklamim të ndjenjave kombëtare, sa herë që bëhet fjalë për t’i pajisur me dokumente a ndonjë kërkesë tjetër elementare, patriotizmi mbetet vetëm fjalë, e veprat dëshmojë se nuk janë të interesuar vërtet t’i ndihmojnë këta njerëz.

“Këta qytetarë janë dëbuar nga vendi i tyre padrejtësisht, në një gjendje të jashtëzakonshme dhe kanë kaluar kufi në gjendje alarmante-jo administrative. Prandaj e shoh si absurde kur ju kërkohen dokumente nga shteti serb për t’i pajisur pastaj me dokumente. Përveç kësaj, ende nuk kanë ndaluar politikat serbe antishqiptare duke çregjistruar çdo ditë shqiptarë nga librat amë. E këtu në Kosovë, ju kërkohet pasaportë serbe që t’ju japin letërnjoftim Kosovar. Interesante! Zgjidhja e këtij problem do të ishte shumë e thjeshtë të nxirret një udhëzim administrativ, vetëm për këtë pjesë të shoqërisë – luginasit e ardhur në gjendje lufte – dhe të zgjidhet njëherë e mirë kjo kërkesë e tyre elementare për ta zhvilluar një jetë normale” shprehet Mehmeti.

Mobi Casa

Sipas tij ajo që më së shumti u dhemb është kur në kohë të zgjedhjeve, të gjitha subjektet politike vrapojnë si bleta pas nektarit tek luginasit dhe ju japin premtime të kota se do t’ua rregullojnë gjendjen ekonomike e infrastrukturore, a nuk janë në gjendje tash e 16 vite t`i pajisin me dokumente identifikimi (pasaportë e letërnjoftim).

“Ende nuk kanë arrit t’ju japin identitet, status të definuar dhe t`i integrojnë brenda Republikës së Kosovës. Sa të besueshëm pastaj mund të jenë premtimet tjera? Të ardhur nga lufta, nga t’merri i represionit serb ndaj Shqiptarëve luginas, nuk gjetën rehatin që kishin menduar në Republikën e Kosovës, ngase këtu nuk ju jepet as leje qëndrimi ose letërnjoftimi. Këta qytetar tash e 16 vite kanë probleme me punësim, mjekim, shkollim, e çdo aspekt jetësor. Mbetën të huaj në sytë e policisë kur shohin se nuk kanë letërnjoftim as Kosovar e as serb. Mbeten të paregjistruar në gjendjen civile, në entin për punësim… Të huaj në Kosovë e të huaj në Luginë. Letërnjoftimi është një detaj i thjeshtë për qeverinë tonë, por i rëndësishëm e jetësor për këta qytetar. Është interesante se minoritetet në Kosovë gëzojnë çdo ditë privilegje edhe pse nuk i kërkojnë, ndërsa Shqiptarëve nga Lugina, nuk ju jepet as një e drejtë elementare (as letërnjoftim). Afrikane, Turq, Aziatik e etni të ndryshme, regjistrohen shumë lehtë në gjendjen civile në Kosovë, pajisen shumë lehtë me letërnjoftime. Ndërsa Shqiptarët e luginës, mbetën para kritereve shumë të rënda që pamundëson regjistrimin e tyre. Nëse nuk duhet të mënjanohen nenet absurde ngase do të sjellte çrregullim të brendshëm brenda republikës nga të huajt, atëherë përse thjesht nuk nxjerrët një udhëzim administrativ i veçantë për këtë pjesë të shoqërisë? Dhe brenda këtij udhëzimi të vendosen kritere në bashkëpunim me përfaqësuesit politik të luginave dhe të vendosen kritere normale për t`i pajisur me dokumente? Njëherë e mirë duhet të zgjidhet ky problem, të mos mbetet vetëm një premtim elektoral” thotë në fund Fikri Mehmeti zëdhënës i Lëvizjes “Vatra”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.