Fundamenti

Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan fillon Ligën “Kinder Liga”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – LRFGj së bashku në mbështetje të FFK-së në mënyrë solemne, po fillojnë Ligën “Kinder Liga”, për të promovuar talentin e fëmijëve. Siç bën të ditur, kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, Armend Misini, nëpërmjet kësaj Lige do të mund të përcjellën talentët e ardhshëm të futbollit duke qenë një mundësi e madhe për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse që talentët e tyre ta përjetojnë sa më mirë lojën e futbollit dhe karakterin garues.

Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan, me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës, në kuadër të programit “???? ?????????? ?????????”, këtë mesjavë fillon me ligën për futbollistët e vegjël U11 (viti i lindjes 2013 e me të rinjë), siç njihet ndryshe “?????? ????”.

Ndeshjet do të zhvillohen në fushën e sportit “Galaktik Arena” në Gjilan, duke filluar nga data 15 nëntor 2023 (mërkurë) Ekipi organizues pranë LRF-së në Gjilan, të gjithë klubeve dhe fëmijëve të vegjël ju dëshiron shumë suksese në këtë ligë jo garuese, por ligë socializuese, ku futbollistët e vegjël përveç lojës së futbollit do të krijojnë miqësi të reja, do të argëtohen dhe dashuria për lojën e bukur të futbollit do të ju shtohet më shumë.

ARKATANA

LRF Gjilan falënderon kryetarin e FFK -së z. Agim Ademi si dhe mentoruesen e projektit “???? ?????????? ?????????” për Kosovë zj. Albina Rrahmani për ofrimin e mundësisë për zhvillimin e futbollit dhe sistemit garues për kategoritë më te vogla.

Pjesëmarrës në edicionin e dytë të këtij mini-kompeticioni janë: ?? ???????, ?? ?????, ?? ????????, ??? ???ë?????, ??? ?? ??????, ??? ???ë???, ??? ????, ??? ????????, KF ??????? ??, ??? ????????, ??? Kosova – Viti, ??? ????, SHF Yjet & AF Bashkimi Koretin./rajonipress/