Reagon Musliu: Dikujt po i pengon që unë të jem pjesë e qeverisjes lokale në Bujanoc
Pas deklarimeve të kryetarit të PPS-së për Bujanocin Nenad Mitroviq, se është në bisedime serioze me PVD-në dhe se është i gatshëm për hyrje në koalicionin qeverisë në komunën e Bujanocit por me kusht që në këtë koalicion mos të jetë LPD në krye me Jonuz Musliun, ky i fundit sot ka reaguar në rrjetin e tij social në FB duke i konsideruar këto deklarata si privilegj. Madje Musliu ndër të tjerash ka thënë se, për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, unë do të heshti, atëherë kur pushoi së jetuari, raporton presheva.com.
Lexoni shkrimin e plotë të kryetarit të KK të Bujanocit Jonuz Musliut:
Dikujt po i pengon që LPD, konkretisht unë, të jem pjesë e qeverisjes lokale në Bujanoc.
Njëri ndër ta dhe më i zëshmi është kryetari i SNS-së, i cili po deklaron vazhdimisht, se me të gjithë mund të bashkëveprojmë vetëm me LPD-në, e Jonuz Musliut, jo, arsyeja është se, kinse unë jam faktor destabilizues.
Për mua deklarata dhe qëndrimi i kryetarit të SNS-së, është privilegj.
Është privilegj sepse; ai më quan faktor destabilizues për këto arsye;
Se protestova dhe i’a prisha disponimin shefit të tij, jo se kam ndonjë urrejtje personale ndaj tij, por se konsiderova që ai nuk mund të inaguroi objekt universiteti, ndërsa në anën tjetër të mos lejoi përdorimin e librave shqip për nxënësitë e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës.
2. Është privilegj sepse po i pengon zëri im, unë nuk mund të heshti dhe të bëhem se gjithcka është në rregull, kur realisht nuk është, unë vazhdimisht në çdo takim e paraqes gjendjen reale ekzistuese të Luginës së Preshevës, dhe vazhdimisht në këto takime deklaroi që ne shqiptarët nuk dëshirojmë ti pengojmë proceset e integrimit të Sërbisë për në BE, por, një vend që pretendon të jetë pjesë e BE-së, nuk guxon të ketë qasje diskriminuese ndaj një komuniteti jo të vogël që jetojnë në atë shtet.
Për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, unë do te heshti, atëherë kur pushoi së jetuari. /presheva.com/


