FIDANISHTJA

Prokurorët, robër të politikës

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-drejtori dhe kreu i deridjeshëm i Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës, Hasan Preteni, gjatë raportimit të tij të fundit për aktivitetin e deritanishëm të AKK-së, ka adresuar shumë kritika të adresë të Prokurorisë së Shtetit për mosveprim adekuat në pjesën dërrmuese të rasteve, që janë proceduar në Prokurori, për dyshimet e ngritura dhe të argumentuara nga AKK-ja për shkelje ligji dhe indikacione të bazuara për veprimtari të kundërligjshme, që nga deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të ndryshëm e deri te procedurat e prokurimit nëpër nivele të ndryshme të institucioneve publike.

Antikorrupsioni denoncoi 1000 raste, organi i akuzës fle

Smaka: Heshtja e Prokurorisë e inkurajon valën korruptive

“Vetë fakti, që të kesh mbi 1 mijë fletëparaqitje për korrupsion dhe veprimtari të dëmshme për të gjitha strukturat politike, nga deputetët, qeveritarët, gjykatësit, prokurorët, anëtarët e bordeve etj., si dhe mos të bëhet asnjë akuzë, është fakti më i fuqishëm që flet për politizim të skajshëm të Prokurorisë, por edhe të gjykatave”, u shpreh për gazetën Muhamet Kelmendi

Ish-drejtori dhe kreu i deridjeshëm i Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës, Hasan Preteni, gjatë raportimit të tij të fundit për aktivitetin e deritanishëm të AKK-së, ka adresuar shumë kritika të adresë të Prokurorisë së Shtetit për mosveprim adekuat në pjesën dërrmuese të rasteve, që janë proceduar në Prokurori, për dyshimet e ngritura dhe të argumentuara nga AKK-ja për shkelje ligji dhe indikacione të bazuara për veprimtari të kundërligjshme, që nga deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të ndryshëm e deri te procedurat e prokurimit nëpër nivele të ndryshme të institucioneve publike.

Hidromorava

Ajo që del tani si pikëpyetje e madhe është se ku qëndron defekti real i mosfunksionimit të kësaj hallke ndërinstitucionale të koordinimit të luftës efikase kundër korrupsionit, pse Prokuroria nuk i mori seriozisht denoncimet e Antikorrupsionit, që u proceduan në Prokurori? A mund të jenë denoncimet e dërguara pa përgatitje profesionale dhe pa prova të sigurta, apo është kjo një dëshmi se kjo Prokurori nuk guxon dhe nuk reagon kundër shkeljeve të ligjit, kur bëhet fjalë për njerëzit e veshur me pushtet në të gjitha nivelet, e sidomos ata të nivelit të lartë. Kreu në largim i AKK-së, Hasan Preteni, i kontaktuar nga gazeta thotë se tani që po e dorëzon detyrën tek drejtori i ri i agjencisë, dhe i ka përfunduar mandati, nuk e sheh të arsyeshme që të flasë tutje për atë periudhë kohore, për të cilën është deklaruar shumë herë gjatë mandatit të tij, deklarime prapa të cilave ka qëndruar dhe qëndron edhe tani. Përgjigje për këtë çështje nuk arritëm të marrim as nga Prokuroria e Shtetit, pavarësisht se gazeta e ka kërkuar një përgjigje ditën e premte. Derisa ish-kreu i AKK-së për shkaqe etike nuk dëshiron të flasë për të kaluarën e raporteve të AKK-së me Prokurorinë, ekspertët e fushës së sundimit të ligjit, tehun e kritikës për mostrajtim meritor dhe ndëshkim adekuat të denoncimeve të AKK-së të ngritura pranë Prokurorisë së Shtetit ia hedhin shtyllës kryesore të sundimit të ligjit, drejtësisë së ndikuar tejskajshëm nga politika.

Heshtja e Prokurorisë përballë denoncimeve të Pretenit

Eksperti i së drejtës, Riza Smaka, thotë se derisa AKK-ja është institucion, që ka vetëm rol administrativ të hetimit dhe denoncimit të shkeljeve ligjore me dyshime të argumentuara për infiltrim korrupsioni, është Prokuroria që duhet të merret seriozisht me ato denoncime, por këtë nuk e ka bërë deri më tani, për shkak se ky niveli tanishëm i prokurorëve, sikurse edhe ai i në pjesën dërrmuese të gjyqtarëve, janë robër të politikës zyrtare- qeveritare. “Agjencia Antikorrupsion, e drejtuar nga Preteni, bëri punë profesionale, pavarësisht sfidave që e përcollën në procesin e ristrukturimit të plotë dhe fuqizimit të kësaj agjencie që nga themelimi deri më sot. Është punuar shumë nëpër një kohë me mjaft sfida, por gjithsesi që ka qenë një angazhim i përkushtuar dhe madje meriton edhe mirënjohje shoqërore dhe mbështetje institucionale. Edhe aktiviteti i Agjencisë në fjalë nuk është i lehtë, përkundrazi i penguar nga individë të instancave pushtetare të caktuar, por falë përkushtimit i njëjti i përballon mjaft suksesshëm edhe obstruksionet jo të pakta që i bëhen. Pengesa e arritjes së suksesit të duhur gjithsesi qëndron tek shkalla tjetër e vazhdimit esencial të hetimit për dyshimet e ngritura, tek Prokuroria. Dihet mirëfilli që Prokuroria e Shtetit, nga neni 109 i Kushtetutës së paku deri tani nuk i ka trajtuar rastet e paraqitura nga Agjencia Antikorrupsion sa dhe si duhet, gjë që është për t’u habitur për të keq”, shprehet Smaka.

Ai tutje thotë se shkaku i neglizhimit të rasteve të dyshuara nga Agjencia Antikorrupsion e të paraqitura në mënyrën e përcaktuar me ligjin e aplikuar, nuk mund të shpjegohet ndryshe, pos për motivacione korruptive. “Ndryshe Prokuroria të gjitha rastet e paraqitura nga Agjencia në fjalë do të duhej t’i trajtonte madje në procedurë të përshpejtuar, dhe ta informonte Agjencinë si dhe opinionin publik, i cili është tejet i interesuar për luftimin energjik dhe efikas të të gjitha formave të korrupsionit, të cilat në vendin tonë aktualisht e mjerisht janë të shumta e të ndryshme”, spikat Smaka. Sipas tij, faktimin e përgjegjësisë që ka Prokuroria në hedhjen poshtë të shumicës së rasteve të Agjencisë e konfirmon vet heshtja nga Prokuroria e Shtetit përballë deklarimeve të Pretenit. “Në këtë kontekst heshtja e tillë e Prokurorisë në masë të konsideruar në vend të luftimit e stimulon dhe e inkurajon valën korruptive veçanërisht atë në nivelet institucionale”, u shpreh Smaka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.