Uji Dea

Zvarritet verifikimi i viktimave të dhunës seksuale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Formimi i komisionit qeveritar për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale nuk është formuar nga Qeveria. Ky komision ishte paraparë të funksionalizohet në nëntorin e kaluar.

Procesi i verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës nuk ka filluar ende. Komisioni qeveritar për verifikimin e këtyre viktimave ende nuk është formuar, ndonëse ky komision ishte paralajmëruar të formohet vitin e kaluar.

United Hospital

Megjithatë të enjten ka arritur të mbyllet afati për aplikimin e konkurrentëve për anëtarë të këtij komisioni. Komisioni qeveritar për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale do të ketë nëntë anëtarë në përbërje të tij, katër anëtarë të pavarur dhe pesë të tjerë nga institucionet qeveritare. Formimi i këtij komisioni ka kaluar në përgjegjësi të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. E zvarritja për verifikim të viktimave e ka “humbur” edhe buxhetin për kompensimin e viktimave që mund të verifikohen për sivjet.

Përderisa institucionet e Kosovës kanë zvarritur formimin e një komisioni të tillë, organizatat joqeveritare në terren kanë filluar të flasin me viktimat e dhunës seksuale për t’i bindur që të deklarohen dhe të marrin mbështetjen financiare nga shteti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.