ARKATANA

Ja disiplina dhe rregullat e reja për punëtorët e administratës publike në Preshevë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryeshefi i administratës në komunën e Preshevës Agim Ymeri, me një rregullore të datës 19 shtator ka publikuar si njoftim rreth disciplinës dhe sjelljeve në punë të punëtorëve të administratës komunale në Preshevë.

Ndër pikat e cekura që duhet të rrespektohen me vërejtje të madhe është rrespektimi i orarit të punës si dhe ardhja me vonesë apo dalja nga vendi i punës dhe ndalimi i pirjes së duhanit në ambientet e punës.

Ja disa nga pikat e shenuara që puntorët duhet ti rrespektojnë nga 1 tetori 2016:

1. Rrespektimi i orarit të punës
2. Orari i punës fillon nga ora 08:00 dhe mbaron në ora 16:00
3. Koha e pushimit gjatë orarit të punës fillon në ora 12:00 dhe mbaron në ora 12:30
4. I punësuari është i obliguar që ti kryej detyrimet e punës të cilat dalin nga vendimi mbi marëdhënien e punës si dhe rregullorja mbi sistematizimin e vendeve të punës
5. Raporti javor (Udhëheqësit e drejtorateve përcaktojnë bashkëpuntorët të cilët duhet të raportojnë për punën e kryer)
6. Planifikimi i pushimit vjetor për vitin e ardhshëm duhet të bëhet deri më 31 dhjetor
7. Të ruaj dhe të kujdeseset për ambientin e punës dhe mjetet e punës

Mobi Casa

Çdo sjellje në kundërshtim me pikat e lartpërmendura konsiderohet thyerje e rregullave të sjelljes dhe disciplinës në punë edhe atë si më poshtë:

1. Mos rrespektimi i orarit të punës si ardhja me vonesë apo dalja e parakohshme nga vendi i punës
2. Mungesa në punë prej 1 ditë
3. Pirja e duhanit në ambientet e punës
4. Dalja jashtë objektit të administratës komunale brenda orarit të punës
5. Fshehja e dëmtimeve materiale
6. Kryerja e punëve private gjatë orarit të punës
7. Sjelljet e këqia ndaj punëtorëve tjerë (fyerjet, grindjet etj)
8. Paraqitjet joprofesionale ndaj palëve
9. Mospërdorimi i uniformës gjatë orarit të punës (rojatarët, policët komunal dhe ekspedituesit ose shpërndarësit)
10. Kryerja e veprër penale në punë ose në lidhje me punën
11. Dëmtimi i pronës publike ose mjeteve të punës
12. Mungesa në punë për 3 ditë radhazi ose 5 ditë gjatë muajit me ndërprerje
13. Ardhja në punë nën ndikimin e alkoolit dhe përdorimi i gjërave të ngjajshme gjatë orarit të punës
14. Keqpërdorimi i mjeteve zyrtare

Kjo rregullore hyn në fuqi me 1 tetor 2016. /presheva.com/