Uji Dea

Eralb Foniqi futbollisti i cili mburret me Kosovën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nuk është thënë rastësisht se Kombëtarja e Kosovës në futboll ka një ardhmëri gjatë viteve të ardhshme në futboll pasi në mesin e saj çdo ditë e më tepër po lajmërohen talentet pa marrë parasysh se ku jetojnë e veprojnë. Futbollisti Eralb Foniqi i cili ka prejardhjen nga Mireshi (Dobërqani), i cili jeton dhe vepron në Zurich të Zvicrës padyshim është një talent i rrallë i futbollit këtzurich e ka vërtetuar edhe ftesa në Kombëtaren e Kosovës U19 e cila grumbullimin e saj e ka pasur në Kastriot.

Foniqi i cili edhe pak javë mbush 18-të pranvera këto ditë po qëndron në vendlindjen e tij duke ju bashkangjitur Kombëtares së Kosovës duke shpresuar se ky talent i rrallë i futbollit do të jep një kontribut të madh për shtetin e Kosovës.

Shtatëlarti Foniqi 1.85cm, i cili është pjesë e Akademisë së Zurich-ut i cili ka marrë hapat e parë të futbollistit që nga mosha 6-të vjeçare ka lënë mbresa të mëdha tek trajnerët e shtetit Zvicran për talentin që ka.

Talenti i tij vjen në shprehje menjëherë e këtë e vërejnë drejtuesit e FC Wil dhe në Shtator të këtij viti nënshkruan kontratë profesionale.
“Jam i lumtur dhe krenar që e luaj lojën e futbollit, ky është një pason i imi dhe këtë pasion dua ta shpalosi siç është më së miri, jam krenar që do ti mbroj ngjyrat e Kombëtares së Kosovës shpresoj që së bashku me gjeneratën time do t’ia arrijmë qëllimin që futbollin e Kosovës ta prezantojmë në mënyrë të dinjitetshme në arenën ndërkombëtare”, thekson Foniqi.

Hidromorava

Futbollisti Eralb Foniqi i cili mjaft bukur e fliste gjuhën shqipe, kishte refuzuar edhe gjigantin e madh Manqester Citu pasi FC Wil ia plotëson të gjitha kushtet.
“Jam në një klub shumë të mirë të organizuar kam nënshkruar kontratë profesionale pak para disa jave dhe jam shumë i kënaqur përpos Manqester City kam refuzuar edhe disa klube tjera, dhe e imja mbetet të kalitem më tepër dhe të dëshmoj talentin tim”.

Djaloshi nga Mireshi(Dobërqani) i Gjilanit është një futbollist shumë i shquar në pozitën e mesfushës, por më tepër Foniqit i flenë mesfushor qendror, gjithashtu është një futbollist që luan me dy këmbët por e majta e tij është më kryesorja, ndërsa dallohet me pasimet e tija milimetrike ndërsa idol i tij është mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka.

Ftesën e Kombëtares së Kosovës në futboll Eralbi e kishte pritur me mjaft emocione të mëdha.
“Jam i nderuar dhe i gëzuar që do ti mbroj ngjyrat e vendit tim, do ta jap më të mirën që di për vendin tim, ëndrra ime është që me Kombëtaren e Kosovës të paraqitem në kampionatet Evropiane e Botërore duhet kuptuar pa marrë parasysh ku jeton e vepron zemra të rreh për vendlindje dhe për këtë vend duhet ta japim më të mirën që dimë dhe mundemi”, shprehet Foniqi./rajonipress/