UBT

Lorik Cana afër rikthimit në Serie A Lorik Cana afër rikthimit në Serie A

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare që gjatë kësaj vere ndërpreu kontratën me Nantes, aktualisht është ende pa një skuadër dhe Pescara synon ta rikthejë në fushën e blertë.

Ekipi ku luajnë Memushaj e Manaj, kërkon një emër me eksperiencë në mbrojtje dhe Cana është profili i identifikuar nga drejtuesit. Lajmin e bën të ditur Gazzetta Dello Sport.

Mobi Casa

Shkak për lëvizjet e Pescaras në merkato është bërë dëmtimi i mbrojtësit, Norbert Gyomber, i cili do të mungojë për rreth një muaj.

Afrimi i mundshëm i Canës te Pescara do të ishte një garanci më shumë për ekipin e Massimo Oddos që synon qëndrimin mes më të mirëve të Italisë./Indeksonline/