Eko Higjiena

Zyrtare – Boshnjaku Amir Alagic trajner i ri i Dritës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas shkarkimit të trajnerit Sedat Pajaziti kryesia e KF Drita për dashamirët e saj sjell edhe një befasi duke sjell në radhët e saja trajnerin boshnjak, Amir Alagic.

Lajmi për marrëveshjen me trajnerin boshnjak është publikuar në faqen zyrtare të Dritës.

Mobi Casa

Amir Alagic është trajner me licencë profesionale (A) nga UEFA Më parë ka qenë asistent-trajner në klube të mëdha si :WFL OSNABRÛCK dhe WERDER BREMEN. Së fundmi ka qenë trajner në klubin Carlstad United.

Vlen të theksohet që Alagic ka qenë selektor i shtetit të Bruneit./sylejmanismajli/rajonipress/