Hidromorava

Hajvalia “fikë” Dritën në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Futbollistët e Dritës në javën e pestë të Vala Superligës së Kosovës në futboll kanë pësuar humbje nga skuadra e Hajvalisë e cila i printe tabelës së klasifikimit nga fundi i tabelës më rezultat 0-1.

Futbollistët e Dritës gjatë tërë takimit zhvilluan një lojë konfuze pa koncept të lojës, ndërsa mysafirët mjaft mirë ditën ta shfrytëzojnë agonin e futbollistëve të Dritës.

Futbollistët e Dritës nga gjysmë rastet e krijuara në min. e 25 provon Kukaj me kokë por gjuan jashtë portës së Halimit.

Në minutën e 32 Zeneli i Dritës provon ta mposht Halimin por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.

Në pjesën e dytë, mesfushori i Hajvalisë Babaj në min. e 56 tenton nga distanca ta mposht Latifin por gjuajtja e tij ishte jashtë portës.

Në minutën e 82, pas një kundërsulmi të Qëndrim Sejdiut ndërhyn në 16-të Haliti i cili e pengon dhe me të drejt gjyqtari Genc Nuza akordon në pikën e bardhë për mysafirët.

Dënimin më të rëndë në futboll e ekzekuton me mjeshtri Shpëtim Babaj duke sjellë skuadrën e tij në epërsi njëherit i siguron tri pikë të vlefshme duke e larguar nga fundi i tabelës Vala Superligës së Kosovës në futboll.

KKVITI

Me këtë humbje futbollistët e Dritës edhe më tutje vazhdojnë me serinë e zezë në Superligë nga pesë ndeshjet e zhvilluara kanë vetëm tri pikë të tubuara.

Në fund të ndeshjes shikuesit e Dritës “Intelektualët” të pakënaqur protestuan tek futbollistët për lojërat e tyre të dobëta, duke kërkuar sqarime.

Siç merret vesh brenda klubit trajneri i Dritës Sedat Pajaziti është afër shkarkimit ndërsa siç bëjnë të ditur disa burime të klubit të Dritës pozitën e Pajazitit do ta zëvendëson trajneri Ismet Munishi. /rajonipress/

Drita – Hajvalia 0:1 (0:0)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan.
Shikues: 1500.
Arbitra: Nuza, Ejupi, Mehmeti, Jahmurataj
Shënues: Babaj 85’.
Kartoni i verdhë: Kukaj (D) – Bytyqi(H).

Drita: Latifi, Kukaj, Haliti, Murati (Mavriqi), Bllazhevski, Byqmeti, Osmani (Maliqi), Ajdari, Hashani, Kryeziu (Gllavevski), Zeneli.

Hajvalia: Halimi, Bytyqi, Fejzullahu, Krasniqi, E. Gashi, G. Gashi, Kelmendi (Kqiku), Sejdiu, Babaj, Prekopuca, Daku (Havolli).