Haziri: Gjilani shembull i bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkomunal
Gjilan – Komuna e Gjilanit është shembulli më i mirë i bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar, në kuadër të Mikroregjionit Europian Gjilan-Kumanovë-Preshevë, ku përfshihen edhe 17 komuna nga Maqedonia, Kosova e Serbia ka thënë Lutfi Haziri.
“Pata kënaqësinë të marrë pjesë në konferencën e V-të shkencore regjionale, të organizuar nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokraci me temën: “Rëndësia e MSA-së dhe liberalizimit të vizave për rajonin” Kjo temë jep kontributin që Kosova sot ka nevojën që këto procese t’i tejkaloj sa më shpejtë. Theksova faktin se Komuna e Gjilanit është shembulli më i mirë i bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar, në kuadër të Mikroregjionit Europian Gjilan-Kumanovë-Preshevë, ku përfshihen edhe 17 komuna nga Maqedonia, Kosova e Serbia. Gjilani edhe në të ardhmen do të jetë shembulli më i mirë në Ballkanin perëndimor, duke kontribuar në vendosjen e dialogut e bashkëpunimit. Gjithashtu, jam shumë i lumtur që Komiteti i Regjioneve të BE – grupi për Ballkanin, e ka zgjedhur ta mbaj takimin në muajin tetor pikërisht në qytetin tonë” ka shkruar Haziri./rajonipress/


