Ibrahim Qerimi kryetar i degës së AKR-së në Zhegër
Gjilan – Të shtunën AKR në Gjilan ka mbajtur kuvendin zgjedhor në fshatin Zhegër, me më shumë se 60 pjesëmarrës të pranishëm. Delegatët e pranishëm votuan unanimisht për Kryetar, Ibrahim Qerimin dhe zgjodhën anëtarët e kryesisë.
Vazhdon me një tempo të fuqishme Dega e AKR-së në Gjilan, mobilizimin dhe përzgjedhjen e strukturave të reja të partisë në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit ka thënë Arianit Ibrahimi.
Të shtunën AKR në Gjilan ka mbajtur kuvendin zgjedhor në fshatin Zhegër, me më shumë se 60 pjesëmarrës të pranishëm. Kishim një mbështetje të madhe një entuziazëm nga të gjithë ata që ishin prezent se me AKR-në në udhëheqje të vendit do të ketë perspektiv, progres dhe zhvillim ekonomik më shpejt të Kosovës sepse ka potencialin e duhur përbrenda dhe udhëhiqet nga njeriu më me vlera që ka kombi ynë Presidenti Behgjet Pacolli.
Kuvendi u mbajt nën udhëheqjen e koordinatorit të Degës z.Ismet Hajdini.
Delegatët e pranishëm votuan unanimisht për Kryetar z.Ibrahim Qerimin dhe zgjodhën anëtarët e kryesisë.
1. Ibrahim Qerimi Kryetar
2. Adem Kurteshi Nënkryetar
3. Shaban Azemi Nënkryetar
4. Zijah Kadriu Sekretar
5. Shabi Ajvazi Anëtar i Kryesisë
6. Xhelal Isufi
7. Agim Zymberi
8. Izer Selmani
9. Afrim Latifi
10.Latif Azemi
11.Adem Sahiti


