ARKATANA

Etrit Berisha – Atalanta, ky është lajmi i fundit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Etrit Berisha pritet të debutoj të dielën me Atalantan, ku është huzuar nga Lazio deri në fund të sezonit.

Portieri prishtinas, Etrit Berisha ka shumë gjasa të jetë titullar në ndeshjen që Atalanta do të luajë të dielën nga ora 15:00 në Caglari.

Sipas mediave italiane, “gardiani” i parë i Atalantës, Marco Sportiello, vuan nga një dëmtim në shpinë dhe është në pikëpyetje për takimin e nesërm.

FIDANISHTJA

Vendimi përfundimtar do të merret pasditen e sotme gjatë stërvitjes së fundit. Nëse 24-vjeçari nuk ia del, atëherë Berisha do të jetë titullar.

Kështu, e vetmja mënyrë që portieri i Kombëtares shqiptare të gjejë hapësira në formacionin bluzi janë dëmtimet ose pezullimet e Sportiello.

Kjo pasi trajneri Gian Piero Gasperini tashmë e ka bërë të qartë se italiani është zgjedhja e parë për katërkëndëshin, duke e lënë Berishën në situatë të ngjashme sikurse te Lazio.