ISLD organizon edhe një konferencë të rëndësishme shkencore e rajonale
Gjilan – Burim Haliti nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike tha për rajonipress se Konferenca pritet të fillojë punimet të shtunën derisa tema kyçe është “Rëndësia e MSA-së dhe liberalizimit të vizave për rajonin dhe perspektiva integruese evropiane”.
Konferenca e V-të shkencore rajonale që përfshinë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi nis të shtunën në Gjilan.
Burim Haliti nga ISLD thotë se kjo konferencë është e rëndësishme për faktin se debatohet një temë sa aktuale aq e rëndësishme për vendin.”Shpresojmë se në këtë konferencë do të trajtojmë problemin kryesor që ka Kosova, derisa për këtë temë pritet të flasin njerëz të përzgjedhur e kompetent nga fusha të ndryshme”.
Haliti thotë se edhe në këtë konferencë pritet një pjesëmarrje e kënaqshme derisa nuk do të mungojnë as studiues e ligjërues të shumtë nga trojet shqiptare.
Ndryshe konferenca fillon në ora 10.00 në Kompleksin hotelier “Vali Ranch”./rajonipress/


