Fundamenti

Qemajl Mustafa: Koha do të dëshmojë që prokuroria e ka huqur plotësisht adresën

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Do të doja sinqerisht që akuza ndaj meje dhe ish zyrtarëve të mi të kontribuonte qoftë edhe për një të miliontën pjesë në uljen e shkallës së krimit e të korrupsionit në Kosovë. Për fat të keq, gjykimi i mundshëm (dhe koha) do të dëshmojë që prokuroria (me ose pa qëllim), e ka huqur plotësisht adresën ka shkruar Qemajl Mustafa.

Rreth lajmit për ngritje të aktakuzës nga prokuroria e shtetit për mua si ish kryetar dhe shumë zyrtarë të tjerë të komunës.

Letra e plotë e Qemajl Mustafës
Miq të nderuar,
E dijë që ky lajm do t’ju zvogëlojë (në numër) juve miqtë e mi. Një numër i juaji do të zhgënjeheni dhe do ta ktheni shpinën në heshtje ose edhe me fyerje e shfryrje ndaj meje dhe do ta merrni këtë pretendim të prokurorisë (të cilën unë ende nuk e kam pa) si akt të kryer dhe të vërtetë. Disa nga ju do të qëndroni edhe më tej me mua por nën peshën e dyshimit se tashmë nuk jam ai që isha në mendjet dhe në sytë tuaj. Pak prej jush që vërtetë më njihni mirē, nuk do tē ikni kurrë sepse e dini sjelljen dhe qëllimin tim, e njihni gjendjen time materiale dhe te kaluarën e te tashmen time. E njihni angazhimin e pakursyer timin e te strukturës komunale ne ato gjashte vite te gjata e te mundimshme te ndërtimit te komunës.

Një numër i juaji kështu e ka kthyer shpinën edhe pas humbjes se zgjedhjeve lokale ne Gjilan. Për mua është e natyrshme. Njerëzit, ne shumice, janë te prirur te sillen vërdallë rreth pushtetit por edhe shpejte bien ne karremin e manipulimeve e te dezinformimeve.
Bashkëshortja ime dhe dy djemtë tanë sot kane kalue çaste tepër zhgënjyese sepse vetëm sot ata e kane kuptue thelle se ku jetojmë dhe nen mëshirën e kujt jemi. Ata, si asnjë prej ju miq te nderuar, e dijne dhe e njohin gjendjen e keqe financiare deri ne absurditet ne familjen tone, te shkaktuar pikërisht nga vitet e qeverisjes me komunën dhe me partine. Këtë gjendje po kaq sa fëmijët e mi dhe bashkëshortja ime do te duhej me e njofte prokuroria dhe hetuesit e nderuar sepse është detyre ligjore e shtetërore e tyre, qe ta njohin deri ne detaje para se te ngritët një akuze.

Kjo është se paku NO SENS nga ana e tyre.
Sidoqoftë, e kam thënë dhe po e përsëris:
ËSHTË E MIRË PËR KOSOVËN DHE SHQIPTARËT QË ORGANI I AKUZËS PO NGRITË DYSHIME E AKTAKUZA SEPSE KJO ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR TA PAÇTUE KËTË VEND NGA KRIMI DHE KRIMINELËT.

Do te sqarohemi deri ne fund dhe mire patjetër. Anipse kjo po ua humbe kot se koti muajt dhe vitet e vlefshme te jetës edhe njerëzve qe plotësisht e tradicionalisht ishin dhe janë patriote, skane lidhje me hajninë as me kurdisjet e me zhvatjen. Po ua humbe krejt atë qe është pasuria me e madhe ne jetën e një njeriu – imazhin e mire dhe respektin ne shoqëri. Duke mos dhënë llogari kurrë për akte te tilla vrastare qe shteti vet i benë me vite ndaj disave prej qytetareve te tij.

Do te doja sinqerisht qe akuza ndaj meje dhe ish zyrtareve te mi te kontribuonte qofte edhe për një te milionten pjese ne uljen e shkalles se krimit e te korrupsionit ne Kosove. Për fat te keq, gjykimi i mundshëm (dhe koha) do te dëshmoje qe prokuroria (me ose pa qellim), e ka huqur plotësisht adresën.

ARKATANA

Shkalla e se keqes ne këtë vend nuk do te ulet hiç, bash hiç me këtë rast sepse mes meje dhe krimineleve e hajnave te vërtete ekziston një mal i madh i te varfërve (ku bej pjese edhe unë me familjen time te ngushte e te gjere) dhe te te pasurve skajshmërisht (ku bien ne shumice kriminelet e vërtete te këtij vendi).

Kjo puna e kësaj akuze me ngjet shume ne atë humorin e Cimes e Lecit kur Leci e kërkon unazën jo ku i kishte humbur atje diku ne terr por e kërkonte diku tjetër ne oborr, ku kishte drite.

Qesharake është kjo por edhe e dhimbshme dhe goditëse për këtë popull i cili, ne fakt, vet ka lejue me ardhe ne këtë derexhe.
Me ketë rast, u drejtohem zyrtareve ne akuze (e qe nuk e dijë për shumicën cilët janë) se asnjeri nuk do ta pësojë nga puna qe ka bere me mua për ato gjashte vite. Dhe i lus qe te mos shqetësohen sepse për asnjë sekonde nuk është menduar dhe vepruar për ato vite për ta dëmtuar komunën dhe buxhetin e saj. Ne fund te fundit qytetaret e kane pa progresin dhe te mirat qe i kane ndodhe komunës për ato vite dhe për vitet qe pasuan pas udhëheqjes time.

Këto akte përndryshe, janë te njohura nga librat dhe praktikat e shoqërive qe kane rrëshqitur ne sisteme autoritare çfarë është instalua edhe ne Kosove. Duhet “shpikur” viktimën ku është e ku nuk është, për te shpëtuar sistemin.
Edhe kjo sqarohet. Donë edhe shume muaj e ndoshta edhe ndonjë vit por sqarohet përfundimisht, njëherë e mire.

Pavarësisht nevojës se skajshme për financa ne familje, punëdhënësit tim, kuvendit te Kosovës, qysh sonte publikisht, e te hënën e ardhshme edhe zyrtarisht e me shkrim, ia ofroj dorëheqjen time. Nuk jam unë njeriu qe rrinë ne një bord te një agjensioni te rëndësishëm e te pavarur dhe merr vendime te rëndësishme nen akuzën për kurdisje tenderësh e për hajni.

Kjo nuk ka qene dhe nuk do te jete asnjëherë ne moralin tim publik. Fjalës dhe premtimit tim publik i kam dale zot përherë. Kështu do te jete edhe kësaj here ka shkruar Qemajl Mustafa në fb./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.