FIDANISHTJA

Jetishi: Nuk jemi kundër partneritetit me “Eco – higjienën”…?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në konferencën me gazetarë, kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionarëve, në kompaninë “Ekohigjiena”, Xhelal Jetishi, ka prezantuar konstatimet të cilat janë pjesë e përditshme e punëve dhe e sfidave në ndërmarrje.

Ai ka thënë se si aksionarë, janë kujdesur gjithnjë në sigurimin e operimit, mirëmbajtjes dhe menaxhimit të sistemit të shërbimeve në kuadër të kompanisë.
“Jemi fokusuar gjithnjë në operim, mirëmbajtje dhe menaxhim të shërbimeve në kuadër të kompanisë “Ecohigjiena”. Si komision në asnjë moment dhe asnjëherë nuk jemi kundër këtij partneriteti. Por, as nuk mund t’u ikim përgjegjësive që i kemi dhe na janë dhënë me ligj, siç është raportimi në Kuvendin e Komunës, monitorojmë mënyrën e menaxhimit të ndërmarrjes, çdo investim të investitorit etj. Interesi kryesor është gjendja dhe zhvillimi i saj si dhe shërbimet karshi qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, ka thënë kryesuesi i Komisionit, Xhelal Jetishi.

Ndërkaq, problemet, sipas Jetishit, ende janë të shumta në këtë ndërmarrje, duke nisur nga moszbatimi i marrëveshjes me Komunën e Gjilanit, konkretisht tek investimet në kompani, por edhe kërkesat të cilat ka ndërmarrja karshi Komunës, e që sipas tij nuk janë obliguese për Komunën, pastaj shkelja ligjore duke mos zbatuar ligjin sa i përket faljes së borxheve, duke e bërë atë sipas normave të tjera, por nuk janë respektuar parametrat e qeverisë.

Mobi Casa

“Nëse tre muaj më parë kam thënë që në kompaninë “Ecohigjiena” ka menaxhment, por s’ka investime, tash po konstatoj se në këtë kompani s’ka as menaxhment, as investime”, ka pohuar Jetishi.

Kryesuesi i këtij komisioni ka theksuar se edhe në të hyrat dhe shpenzimet e ndërmarrjes ka një përmirësim të gjendjes në krahasim me vitin e kaluar.

“Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 vlera e përgjithshme e faturave të lëshuara është mbi 800 mijë euro, kurse realizimi i të hyrave është mbi 80 për qind. Shpenzimet në paga mujore të punëtorëve janë mesatarisht mbi 62 mijë euro, apo mbi 391 mijë euro për gjashtë muaj. Shpenzime për pagesë të deponisë mbi 70 mijë euro për këtë periudhë, karburante afër 60 mijë euro, mirëmbajtje të makinave rreth 22 mijë euro dhe shpenzime të tjera që janë bërë nga ndërmarrja”, ka deklaruar në këtë konferencë për media Xhelal Jetishi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.