FIFA gëzon Kosovën
Përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur për 22 pozita, në renditjen e FIFA-së për muajin shtator, pas barazimit me Finlandën. Barazimi historik me Finlandën e ka ngjitur Kosovën plot 22 vente. Nga vendi i 190-të, ekipi i Albert Bunjakit është ngjitur në pozitën e 68-të.
Rivalët e Kosovës në Grupin I të kualifikueseve të Botërorit, sigurisht që renditen më lart, pasi ekipi kosovar është përfshirë në këtë klasifikim prej vetëm pak muajsh, duke u pozicionuar fillimisht në fundin e renditjes.
Kroacia është e 14-ta (+1), Turqia në pozicionin e 21-të (-2), Islanda në të 27-in (-4), Ukraina në të 29-in (+1) dhe Finlanda në vendin e 84-të.
Duhet theksuar se barazimi me Kosovën u ka kushtuar shumë shtrenjtë finlandezëve, të cilët kanë humbur 23 pozicione nga renditja paraardhëse.


