Eko Higjiena

Hasi: Ishte një katastrofë e vërtet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Besnik Hasi, trajneri i Legia Warsaws, është i frustruar pas humbjes nga Borussia Dortmund me rezultat 6:0, në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.Borussia Dortmund e ka shkatërruar Legia Warsawn e Besnik Hasit. Gjiganti gjerman e ka mundur kampionin e Polonis me rezultat të thellë 6:0, në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.

Trajneri me prejardhje nga Gjakova është i frustruar pas humbjes turpëruese nga ekipi gjerman, i cila në 17 minutat e parë realizoi tre gola nëpërmjet Mario Gotzes, Sokratis Papastathopoulos dhe Marc Bartras.

Uji Dea

“Pas 17 minutash loja mbaroi. Kjo është shumë frustruese. Kjo ishte një katastrofë. Ne u përpoq që mos të pësojmë shumë gola në pjesën e dytë, por nuk arritëm ta bëjmë këtë. Ne jemi mbrojtur shumë keq” ka deklaruar Hasi pas ndeshjes.

“Michal Pazdan nuk mundi të luajë për shkak të lëndimit dhe kjo ishte një humbje e madhe për mbrojtjen tonë. Definitivisht kemi pranuar shumë gola me lehtësi”, ka përfunduar ish mesfushori i Kombëtares. /Express/