Sinani: Për performancë të mirë jemi përkrahur nga DEMOS
Kamenicë – Sinani ka thënë se punët e mira, disiplina financiare dhe transparenca komunale kanë ndikuar që DEMOS ta përkrah komunën e Kamenicës
Begzad Sinani derisa ka vizituar parkun prapa ndërtesave në qendër të qytetit ka takuar fëmijët e kësaj lagjeje të cilëve u ka premtuar një fushë sporti.
“Ergyni dhe Amani kërkojnë që të largohet hangari demodues e në vend të saj të bëhet një fushë e sportit. Një pjesë të fondit, e fituar për performancë të mirë të qeverisë komunale nga DEMOS – it do të shfrytëzohet për kërkesën e Amanit dhe Ergynit” ka shkruar Sinani.
Sinani ka thënë se punët e mira, disiplina financiare dhe transparenca komunale kanë ndikuar që DEMOS ta përkrah komunën e Kamenicës./rajonipress/


