Barazim për vëllezërit Xhaka
Vëllezërit Xhaka luajnë në dy skuadra të ndryshme. Por, ata kanë barazuar të martën në Ligën e Kampionëve. Baseli i Taulant Xhakës ka barazuar në shtëpi ndaj Ludogorets me rezultat 1:1. Xhaka ka qenë titullar dhe ka luajtur 90 minuta në këtë përballje, shkruan albinfo.ch.
Kampioni i Zvicrës, Basel ka barazuar në Ligën e Kampionëve ndaj Ludogorets në shtëpi. Taulant Xhaka luajti për 90 minuta.
Vëllezërit Xhaka luajnë në dy skuadra të ndryshme. Por, ata kanë barazuar të martën në Ligën e Kampionëve. Baseli i Taulant Xhakës ka barazuar në shtëpi ndaj Ludogorets me rezultat 1:1. Xhaka ka qenë titullar dhe ka luajtur 90 minuta në këtë përballje, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, Granit Xhaka ka hyrë në lojë në minutën e 71-të për Arsenalin në ndeshjen ndaj PSG-së. Edhe kjo sfidë përfundoi 1:1. Për Arsenalin luajti mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili disa ditë më parë është transferuar në skuadrën londineze.
Elseid Hysaj debutoi në Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij italiane, Napoli. Skuadra italiane fitoi si mysafir i Dinamo Kievit me rezultat 2:1.


