Policia e Gjilanit kap 16 kg narkotikë, arrestohet gjilanasi
Gjilan – Pas një pune operative-hetimore dhe në bashkëpunim mes ekipeve patrulluese të stacionit policor në Gjilan dhe Njësisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve, të martën më 13/09/2016 rreth orës 22:00 është arritur që të kapet një sasi e Narkotikëve e llojit marihuanë në peshë prej 16 kg e 615 gram.
Është arrestuar një i dyshimtë S.V. i lindur në vitin 1954, i nacionalitetit shqiptar nga Gjilani. Përveç narkotikeve, është sekuestruar një veturë e tipit Mercedes me targa të Bujanovcit, 370 Euro dhe 4 telefona mobil.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshimtit i është shqiptuar masa e ndalimit policore për 48 orë.
Po ashtu, dje me 13/09/2016 rreth orës 17:00 njësiti për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në fshatin Sllubicë, komuna e Gjilanit, pas një kontrolli në pyjet rreth këtij fshati, ka gjetur dhe ka asgjësuar 57 bime të llojit Kanabis Sativa të gjata nga 1 m deri 2 m. Këto bimë janë asgjësuar në vendin e ngjarjes dhe rasti mbetet për tu hetuar pasi ende nuk dihet kush i kishte mbjellë ka njoftuar Shaban Azizi nga policia e Gjilanit./rajonipress/


