Haziri e Aliu takim miqësor me ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç
Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilait, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Qëllimi i takimit ka qenë urimi për festën e Kurban Bajramit, derisa me këtë rast janë shpërndarë 240 pako ndihma me mish të kurbanit si donacion prej Ambasadës turke.
Kryetari Haziri theksoi bashkëpunimin e mirë dhe miqësor të komunës së Gjilanit me Ambasadën e Turqisë në Kosovë, duke e lutur Zotin që të vazhdojnë me aktivitete për të mirën e dy popujve.
Ndërkaq, nga ana e saj, ambasadorja Kiliç ka thënë se lidhjet e Turqisë me Kosovën dhe Gjilanin në veçanti, janë më shumë se vëllazërore dhe familjare, duke u zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj të intensifikohet edhe më shumë. /rajonipress/


