ARKATANA

Mirusha me dy pamje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lumi Mirusha mbetet projekti më i dështuar i qeverisjes aktuale. Pos që janë rregulluar pak metra nga ky projekt kohëve të fundit aty po eksperimentohet. Pak ditë Mirusha mbetet e tharë dhe në ditët tjera mbushet me kanalizime. Qytetarët po i nevrikos kjo pamje.

Eksperimentimi me projektin e lumit Mirusha po vazhdon. Pos që janë rregulluar pak metra nga ky projekt, qeverisja aktuale nuk ka shprehur interesim e as gatishmëri që ky projekt të ecë tutje.

Mirusha aktualisht ka marrë dy pamje neveritëse. Disa ditë Mirusha thahet komplet kurse disa ditë tjera mbushet me kanalizime dhe kjo situatë ata po i nevrikos.

Eco Higjiena

Isufi një qytetar i vjetër i Balecit thotë se po shihet se kjo qeverisje nuk ka guxim të punojë në projekte të mëdha. “Ky projekt po vazhdon të mbetet peng i mosdijes dhe i mos dëshirës që projekti të përfundojë me kohë dhe me sukses” shprehet Isufi.

Lumi Mirusha i cili vazhdimisht kundërmon me të drejtë konsiderohet si një dinosaurë për Gjilanin. Ka vite që ky projekt sillet vërdallë dhe bëhet objekt i fushatave zgjedhore dhe i premtimeve boshe. E problemi mbetet i njëjtë. Kundërmim dhe erë e pakëndshme gjatë gjithë verës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.