Mobi Casa

Pas Berishës, edhe ylli tjetër që luan në Australi e do Kosovën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Pas Besart Berishës, edhe një tjetër futbollist i njohur kosovar që luan në Australi ka shpreh gatishmërinë dhe dëshirën për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës. Ai është Labinot Haliti, futbollisti i njohur i Newcastlw Jets, raporton “Zëri.info”.

Eco Higjiena

“A do të doja të luaja për Kosovën? Do të gënjeja po të thosha jo. Unë jam lindur në Kosovë, familjen e kam atje dhe synimi im është të luajë një ditë për vendin tim. Unë kam vizituar edhe familjen dhe kam pasur kontakte edhe me njerëz të Federatës”, ka deklaruar Haliti për “Smh.au.com”. /Zëri/