Ka ndërruar jetë nëna e Agimit, Fetije Ramadani
Gjilan – Sot, pas një sëmundje të shkurtër, në moshën mbi 80-vjeçare, ka vdekur Fetije Ramadani, nëna e heroit të kombit, Agim Ramadani, në Zhegër.
Ajo ishte një Nënë e madhe – Qëndresë, e cila, në kushte të rënda jete, së bashku me xha Hysniun, babanë e Agimit, tash i ndjerë, i rritën fëmijët e tyre, të cilët sot janë krenarë me prindërit e tyre që ju mungojnë.
Ajo ishte nëna e pesë fëmijëve: Demushit, Agimit, Qazimit, Jashari dhe Bekimit dhe dy vajzave, Fatmires dhe Makfires. ( foto e marrë nga arkivi i Rexhep Rifatit). /tefik selimi/rajonipress/


