Wenger flet për debutimin e Shkodran Mustafit
Arsene Wenger ka thënë se Mustafi dhe Lucas ishin paksa të nervozuar për debutimin e tyre me Arsenalin në Premierligë.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi dhe transferimi tjetër i Arsenalit, Lucas Perez – debutuan për ‘Topçinjtë’ të shtunën në fitoren prej 2:1 ndaj Southampton.
Dy lojtarët bën paraqitje tejet të mirë në ndeshjen e tyre të parë, teksa trajneri Arsène Wenger dhe mendimin e tij për lojën e tyre.
“E pash se dy lojtarët nuk janë në gjendje shumë të mirë fizike”, tha Wenger, i cili shtoi: “Shkodrani dhe Lucas ishin më të mirë në pjesën e dytë, pasi në pjesën e parë ishin nervoz – e që është normale”.
“Ata ishin paksa të habitur me ritmin dhe përkushtimin që duhet të kesh në Premierligë, por do të mësohen me këtë”, shtoi francezi.
(Kosova Sot)


