Fermerët e Mogillës të pakënaqur me çmimet e tregut për perimet
Viti – Tradicionalisht fshati Mogillë është i njohur për bonitetin e tokës bujqësore dhe njëkohësisht është i njohur në Regjionin e Anamoravës për prodhimin e perimeve (speca,lakra, patate, domate).
Fermerët e Mogillës janë të pakënaqur për çmimet të cilat nuk mbulojnë koston deri në produktin përfundimtarë. Tash që ka filluar zezoni i turshive, fermerët e Mogillës janë të pakënaqur me çmimet e kulturës së specit e cila as përsëafermi nuk mbulon koston e shpenzimeve.
Ata thonë se Qeveria e Kosovës ka bërë pak për fermerët në përgjithësi, duke filluar nga plehrat artificial të cilat janë me çmime enorme, derivatet e naftës të cilat nuk subvencionohen për janë të njëjta me makinat e luksit, çmimet e pasigurta të tregut duke bërë konkurrencë me produktet e njëjta që shteti lejon të importohen dhe shumë politika demotivuse për këtë sektorë.
“Dita e ditës fermerët e këtij fshati do të lënë bujqësinë për shkak se shteti nuk është i interesuar për zhvillimin e këtij sektori, përkundrazi shteti bën politika të cilat në vazhdimësi e dëmtojnë fermerin e Kosovës. Në vend se Qeveria e Kosovës të shtrijë potencialin për subvencionimin e fermerëve, ajo përmes politikave të mbrapshta po demotivon fermerët të merren me këtë veprimtari” u shpreh Nuredin Ahmeti, fermer nga fshati Mogillë./rajonipress/


