Hidromorava

Remitencat në Kosovë arritën vlerën prej 1.22 miliardë euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Diaspora e Kosovës vazhdon të jetë njëra ndër shtyllat kryesore për ekonominë e Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitancat e pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 1.22 miliardë euro, me rritje vjetore prej 6.0 përqind, që përfaqëson 13.7 përqind të BPV-së.

“Rritja e ngadalësuar e remitancave gjatë vitit 2022 mund t’i atribuohet deri në një masë, përkeqësimit potencial të pozicionit financiar të diasporës kosovare, si pasojë e rritjes së kostos së jetesës me rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve, rritjes së normave të interesit e për pasojë shtrenjtimit të borxhit, dhe dobësimit të kërkesës së përgjithshme në eurozonë”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar”, të BQK-së, raporton RTK

Sipas këtij raporti, duke qenë se shumica e remitancave vijnë nga vendet e eurozonës, e që janë mbi 60.2 përqind, pasiguritë rreth dinamikave makroekonomike në vitin ë rrisin pasiguritë për këto të hyra të rëndësishme për ekonominë e vendit (13.7 përqind e BPV-së), duke vështirësuar tutje pozicionin e ekonomive familjare në vend, me efekte potenciale indirekte në dinamikat e rrezikut kreditor.

United Hospital

Po ashtu për vitin 2023, sipas BQK-së, rreziqet kryesore për stabilitetin financiar në nivel global vazhdojnë të mbesin tensionet e rritura gjeopolitike, ritmi i ngadalshëm i rënies së inflacionit (inflacioni bazë mbetet i lartë), dhe për pasojë, vazhdimi i shtrëngimit të politikave monetare përmes rritjes së normave të interesit – dinamikë që rrezikon të mbaj eurozonën, vendet e rajonit dhe Kosovën në një ambient me aktivitet të dobësuar ekonomik.

“Për vitin 2023, presionet inflacioniste si dhe pasiguritë rreth aktivitetit ekonomik pritet të kenë ndikim në rënien potenciale të kërkesës për kredi dhe shkallën e përgjithshme të ndërmjetësimit financiar”, thuhet në raport.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.