Mobi Casa

DKA: Nuk është vendim i MASHT-it, por i një inspektori regjional?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan sqaron opinionin gjilanas se nuk është vendim i MASHT-it, por është vendim i një Inspektori Regjional të Arsimit në Gjilan, i cili vendim është arbitrar, tendencioz, jo profesional dhe skandaloz, vendim i cili nuk është i nënshkruar nga Kryeinspektori Regjional i Arsimit ngase nuk i ka dhënë mbështetje ka thënë në sqarimin e tij Bardhyl Syla.

Sipas DKA-së nuk ka asnjë bazë ligjore që një inspektor i arsimit të merr vendim për anulimin e një konkursi. E drejta ligjore e inspektorëve është t’i shqyrtojnë ankesat e palëve të pakënaqur, nëse ato parashtrohen, e jo të merr vendim për anulimin e një konkursi në tërësi. Kriteret e punësimit të mësimdhënësve janë kritere të brendshme Komunale të miratuara nga Komiteti i Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit. Kriteret e punësimit të mësimdhënësve janë kritere që vlejnë ndaj të gjithëve e jo individualisht.

DKA vlerëson se kriteret e punësimit janë miratuar në qershor të këtij viti, ato kanë qenë të njohura për gjithë kandidatët pretendues për të punuar në arsim dhe institucionet e tjera, e për këto kritere ka qenë e informuar shumë mirë Zyra Regjionale të Arsimit në Gjilan. Inspektori në fjalë është dashur të reagoj me kohë, para se të fillojnë intervistat, e jo të dërgojë vendime të paligjshme me 02.09.2016, pas mbylljes së procesit. Komisioni intervistues ka përfunduar punën e tij- përmbylljen e procesit të rekrutimit me datë 29.08.2016.

Në asnjë mënyrë nuk mund të trajtohen barabartë kandidati që ka licencë të punës për mësimdhënie në arsim me kandidatin që ka aplikuar për licencim.

Hidromorava

MASHT-i, nuk ndërhynë në kriteret e brendshme të Komunave që kanë të bëjnë me punësimin e mësimdhënësve, ngase ato janë në kompetencë ekskluzive të Komunave. Për këtë vendim të kundërligjshëm, arbitrar dhe dezinformues do të ankohemi tek Ministri i Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë dhe do t’i drejtohemi Gjykatës Kompetente.

Procesi i rekrutimit ka qenë transparent dhe mbi baza ligjore. Çdo kandidatë që pretendon se i është bërë e pa drejtë, Drejtoria Komunale e Arsimit i ofron qasje të plotë në dokumentacionin zyrtar gjegjësisht në procesverbalet e komisionit intervistues.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, nuk do të zbaton këtë vendim dhe nuk do të ketë rishpallje të konkursit ka sqaruar Bardhyl Syla, zyrtar i DKA-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.