Fundamenti

Gjilani shënon fitoren e tretë radhazi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në javën e 4-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll me lehtësi kanë mposhtur skuadrën nga Skenderai Drenicën me rezultat 2-0 duke vazhduar me sukses fitoret e saja.

Futbollistët e Gjilanit sot në stadiumin e qytetit në Gjilan më lehtë se sa është pritur kanë mposhtur Drenicën e cila nga tri ndeshjet e zhvilluara nuk kishin pësuar humbje.

”Bardh e kuqët” e Gjilanit në 45 minutat e parë treguan lojë cilësore duke mos i dhënë asnjë mundësi mysafireve të rrezikojnë portën e tyre.

Në minutën e 26 sulmuesi i Gjilanit Gëzim Rusi bukur depërton nga e majta pason gjerë tek Berat Ahmeti i cili nga 7-8 metra mposht portierin mysafir Sadikun duke sjell skuadrën e tij në epërsi në 1-0.

Presioni i futbollistëve drejt portës mysafire jep rezultat tre minuta më vonë, në minutën e 29 betim Haxhimusa merr një top nga 30 metra depërton drejt portës mysafire i cili gjuan nga 12 metra duke gjetur këndin e poshtëm të portierit mysafir Sadikut duke ngrit epërsinë në 2-0.

Në pjesën e dytë futbollistët e Drenicës ishin më të mirë kontrollonin mesë fushën por pa raste të konkretizimit të vetmin rast mysafirët e kishin në minutën e 77 kurë rezervisti Kreshnik Uka gjuan nga 7 metra por Faton Maloku i Gjilanit intervenon
duke shpëtuar gol të sigurt.

Gjilanasit gjatë ndeshjes patën edhe dy raste shënimi në pjesën e dytë së pari betim Haxhimusa i vetmuar dështon nga 4-5 metra ishte i ngathët me kokë duke lëshuar rast të volitshëm, ndërsa mesfushori Zgjim Mustafa në minutën e 77 godet horizontalen
e mysafirëve.

Eco Higjiena

Futbollistët e Gjilanit edhe pse shënuan fitore trajneri i tyre Arbnor Morina deklaroi;” Pjesa e parë ishte e jona ndërsa Drenicës i takoi pjesa e dytë, lëshuam lojën nga dora kjo nuk duhet të na ndodhë dhe për këto gjëra duhet të flasim brenda me futbollistët e mijë”,

Trajneri i mysafirëve Afrim Jashari deklaroi:Skuadra ime sot luajti shumë dobët, ne patëm edhe disa mungesa duhet të përmirësohemi ndërsa Gjilanin e falënderoj për mikpritje”.

GJILANI DRENICA 2-0 (2-0)

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues rreth 400
Gjyqtar – Nuza, Latifi, Rama Mustafa
Kartona të verdhë- Bekteshi, Kastrati (Gj), Dajaku, Ibrahimi, Bejta (D)
Golashënues- B. Ahmeti 26 min, Haxhimusa 77min.

GJILANI- Maloku, A.Thaqi, Kastrati, Bekteshi, Blakqori, Mustafa, (A.Thaqi) B.Ahmeti, (A.Ahmeti), Shabani, Sherifi, (Gashi), Haxhimusa, Rusi.

DRENICA- Sadiku, Ibrahimi, Caka, Geci, Bejta,(Uka) Krasniqi, Mziu, (Merlaku), Osmani, Syla, Dajaku, Arifaj .

Në javën e ardhshme Gjilani është mysafire e Prishtinës./sylejman ismajli/rajonipress/