Pajaziti: PDK alternativa më serioze për qytetarët e Gjilanit
Gjilan – Ndërkaq, në vlerësimet e tij dhe të degës në përgjithësi, për nivelin lokal të qeverisjes, Zenun Pajaziti, ka deklaruar: “për shkak të zhgënjimeve të thella me qeverisjen komunale në Gjilan, qytetarët e shohin PDK-së si të vetmen alternativë serioze”.
Zenun Pajaziti, kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, njëherit edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, në takimin e kryesisë së Degës, duke folur rreth zhvillimeve politike në vend, ka thënë se “qytetarëve padrejtësisht iu ka imponuar agjenda politike e opozitës për demarkacionin… dhe fatkeqësisht, si rrjedhojë e përdorimit të dhunës, institucionet e vendit, ishin të penguara në punën e tyre normale. Prandaj, pa dashur ta paragjykojmë drejtësinë, përdorimi i dhunës dhe çdo veprim i dhunshëm mbi institucionet dhe shtetin, të trajtohet me ligj. Partia Demokratike të Kosovës, tashmë ka qëndrim të qartë për marrëdhëniet me fqinjët, për proceset integruese të vendit, për partneritetin me BE, SHBA dhe partnerët e ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe për ruajtjen e sovranitetit e kushtetutshmërisë së vendit…”.
Ndërkaq, në vlerësimet e tij dhe të degës në përgjithësi, për nivelin lokal të qeverisjes, z. Pajaziti, ka deklaruar: “për shkak të zhgënjimeve të thella me qeverisjen komunale në Gjilan, qytetarët e shohin PDK-së si të vetmen alternativë serioze”.
Poashtu, ai ka kërkuar një mobilizim partiak e qytetarë, për ta ndryshuar gjendjen në të mirë të qytetarëve.
Nga ky takim, anëtarët e kryesisë së degës, kanë marr detyra konkrete në kuadër të agjendës katër mujore të degës, deri në mbylljen e këtij viti kalendarik dhe planifikimin deri në fazën parazgjedhore.
Strukturat e degës dhe anëtarësia në përgjithësi, janë të gatshme dhe të vendosur për jetësimin e platformës së PDK-së për dhënien fund të kësaj qeverisjeje të zhytur në kaos e anarki, dhe rikthimin e epokës së re të zhvillimit e prosperimit të qytetit të Gjilanit dhe qytetarëve tanë./rajonipress/


