Rashiti: Gjilani po izolohet duke humbur edhe donatorët e saj
Gjilan – Kriteri i cili e ka përjashtuar Gjilanin për të përfituar nga këto grante Zvicerane, ishin hetimet e bëra dhe aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj kryetarit të Gjilanit për dëmin e madh që ia bëri buxhetit të komunës dhe që është paraqitur edhe në raportin vjetor të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014/15 ka thënë Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja.
Gjilani humbi rastin e mirë për të përfituar nga grantet e mëdha të organizatës Zvicerane HELVETAS, përmes projektit të saj DEMOS i cili i ka shpërblyer komunat e Kosovës për performancë të mirë në menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve publike dhe demokracinë lokale. Sepse komunës së Gjilanit iu pamundësua qasja në këto grante, nga mungesa e plotësimit të kushtit minimale si kritere të kërkuara dhe të përcaktuara nga kjo organizatë.
Kriteri i cili e ka përjashtuar Gjilanin për të përfituar nga këto grante Zvicerane, ishin hetimet e bëra dhe aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj kryetarit të Gjilanit për dëmin e madh që ia bëri buxhetit të komunës dhe që është paraqitur edhe në raportin vjetor të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014/15 ka thënë Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja.
“Përderisa komuna e Gjilanit me një kryetar të papërgjegjshëm dhe me një qeverisje të tij të korruptuar, komuna e Gjakovës me një kryetare të përgjegjshme përfitoi 600 mijë euro grante nga ky projekt shumë i rëndësishëm për qeverisjen në Kosovë. Lutfi Haziri dhe qeverisja e tij me vite po shëtisin nëpër vizita turistike, kinse për të sjellë donatorë e investime të huaja në Kosovë, ndërsa në anën tjetër ata po i përzënë dhe i largojnë ata që janë ekzistues, e të cilët kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për qytetarët e tanë dhe të Anamoravës”.
Sipas Rashitit, Gjilani jo vetëm që po anashkalohet nga grantet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, por po izolohet edhe nga donatorë dhe organizatat e huaja, të cilat dikur në qeverisjen e mirë të PDK-së e vlerësonin dhe e rendisnin si komunën më të mirë në Kosovë, duke e shpërblyer me nga tri çmime brenda vitit, për performancë të mirë në shumë sektorë të qeverisjes komunale./rajonipress/

