ARKATANA

Finlanda apo Kosova, Përparim Hetemaj ka vendosur

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori i Chievos, Përparim Hetemaj, ka vendosur se për cilën Kombëtare do të luajë në muajin tetor.

Ai refuzoi të luajë me Finlandën më 5 shtator kundër Kosovës, Përfaqësueses së vendlindjes së tij.

Fundamenti

Pas vendimit të fundit të FIFA-s, ai ende ka të drejtë të zgjedhë se për kë dëshiron të luajë. Hetemaj tashmë e ka marrë këtë vendim.

“Dje kam folur me Përparimin dhe ai e ka marrë vendimin se për kë do të luajë. Këtë vendim e di vetëm unë”, tha përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku për Kohën Ditore, duke mos dashur të zbulojë vendimin e tij. /Olle