United Hospital

Fillon asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Stubëll e Epërme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Banorët e fshatit Stubëll të epërme të komunës së Vitisë, për vite me radhë janë përballur me vështirësi sa i përket qarkullimit, për shkak të rrugës së dëmtuar të fshatit. Ajo ishte ndërtuar qysh në vitet e 80-ta me vetë kontributin e banorëve, por kohët e fundit ishte dëmtuar tej mase, që ka hyrë në listën prioritare të komunës për asfaltim. Projekti i kësaj rruge që është donacion i Ministrisë së Infrastrukturës në bashkëfinancim me komunën e Vitisë, ka filluar së realizuari sot me një solemnitet rasti.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, duke uruar stubllasit për këtë projekt të ri, ka theksuar se ndjehet i kënaqur që po fillon edhe një projekt në Stubëll, që do t`i paraprijë edhe shumë projekteve të tjera, sepse çdo kërkesë e banorëve, është prioritet për Qeverinë komunale. “Asfaltimi i kësaj rruge, ka qenë domosdoshmëri, ngase pos që ishte dëmtuar, ky vend meriton të ketë një infrastrukturë të kompletuar, për faktin se ka dhënë një kontribut të çmuar në çështjet madhore të vendit. Po ashtu, ky projekt po nis në një muaj shumë të rëndësishëm dhe historik për kombin shqiptar, në muajin e shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila u pagëzua në këtë vend”, tha Haliti.

Ai ka shtuar më tej se në Grykën e Letnicës nuk do të mungojnë investimet dhe projektet e reja dhe ka falënderuar Ministrinë e Infrastrukturës për mbështetje të projekteve në komunën e Vitisë.

FIDANISHTJA

Edhe Marjan Ramaj kryetar i këshillit të fshatit Stubëll, është shprehur falënderues ndaj Institucioneve komunale dhe Qeverisë dhe ka theksuar se viteve të fundit janë kthyer investimet në Stubëll, pasi që më parë ka qenë kontributi i banorëve por më shumë i mërgatës që janë realizuar projekte në këtë lokalitet.

Rruga e fshatit Stubëll ka një gjatësi prej 2 km e 246 metra dhe ajo do të asfaltohet në gjerësi prej 5 metrash.

Në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe shenjëzimi i kësaj rruge që do të kushtoj dikur rreth 80.000 euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.