Zhbllokohet gjendja në teatrin e Gjilanit?
Gjilan – Bujar Haziri ushtrues detyre i drejtorit në teatrin e Gjilanit tha për rajonipress se falë angazhimit të kryetarit Lutfi Haziri është zhbllokuar gjendja në teatër. Janë proceduar administrativisht kompensimet e muajit korrik dhe gusht 2016.
Bujar Haziri tha se falë angazhimit dhe mbështetjes së kryetarit është proceduar në bazë të rregullt funksionimi në teatër, e që ishte bllokuar tash e katër muaj. “Jam i sigurt se të gjitha çështjet dhe brengat që e preokupojnë teatrin do të administrohen normalisht. Ne po angazhohemi që teatri të qëndrojë në këmbë të shëndosha dhe në këtë drejtim na duhet përkrahja e të gjithëve dhe jo deklaratat e pamatura e nxitëse të cilat nuk shkojnë në favor të zgjidhjes legale dhe fatlume për të gjithë punonjësit e teatrit” tha Haziri.
Haziri tha se preokupim i tij dhe i Lutfi Hazirit mbetet vazhdimisht baza ligjore për ta përkrahur me të gjitha format jetën teatrore e kulturore në qytetin e Gjilanit./rajonipress/


