Uji Dea

Gjilani fillon hartimin e strategjisë lokale për zhvillim socio-ekonomik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, priti sot në takim përfaqësuesit e Institutit Riinvest, të kryesuar nga Visar Vokrri.

Kryetari Haziri u njoftua nga z. Vokrri për fillimin e projektit të financuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF), përkatësisht donatorin kryesor të Komunës, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për hartimin e strategjisë lokale për zhvillim socio-ekonomik të Komunës së Gjilanit, që do ta implementoj Instituti Riinvest.

Kryetari Haziri, fillimisht falënderoj donatorin USAID dhe i dha mbështetjen e Komunës së Gjilanit për hartimin e kësaj strategjie të nevojshme dhe shumë të rëndësishme për Komunën e Gjilanit, e cila do të shërbej si një udhërrëfyes për zhvillimin socio-ekonomik lokal.

UBT

Kryetari Haziri theksoi faktin se në fillim të këtij viti ka formuar Grupin Punues i cili do të punojë në këtë strategji, ku do t’i prijë drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku.

Ndryshe, ky grup punues është i përbërë nga të gjitha subjektet politike më të mëdha në Gjilan, sikurse komunitetet pakicë, ndërkaq rëndësi i ka dhënë barazisë gjinore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.